Serbia i çon letër BE-së dhe vendeve të QUINT-it, ankohet që Kurti s’lejon mbajtjen e referendumit të saj në Kosovë

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 10:48
Serbia i çon letër BE-së dhe vendeve të QUINT-it, ankohet që Kurti s’lejon mbajtjen e referendumit të saj në Kosovë

E ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe tha se e kanë njoftuar Brukselin dhe vendet e QUINT-it për refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për ta mundësuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Gjegjësisht, në prag të mbajtjes së referendumit për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin, i paraparë të mbahet më 16 janar të vitit të ardhshëm, B92 skruan se është paralajmëruar se ai s’do të mund të mbahet në Kosovë.

“Në adresat e tyre u kemi dërguar një letër zyrtare në të cilën theksojmë se në këtë mënyrë Kurti shkel të drejtat elementare njerëzore dhe qytetare të serbëve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje atyre që ta përdorin ndikimin dhe kapacitetin e tyre diplomatik për ta ndryshuar qëndrimin e Prishtinës për mbajtjen e referendumit. Proceset zgjedhore janë zhvilluar me sukses në Kosovë, me ndihmën e misionit të OSBE-së”, kanë thënë për Novostin nga zyra që e drejton Petar Petkoviqi, kryenegociatori serb në dialog.

Më herët, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se tha se është informuar joformalisht se nuk do të lejohet mbajtja e referendumit në Kosovë më 16 janar dhe se do të përpiqet t’i bindë institucionet e Kosovës përmes Brukselit, që t’i lejojnë qytetarët serbë të votojnë.

Serbët, në referendumin e 16 janarit duhet të deklarohen nëse pajtohen me ndryshimin kushtetutës në pjesën ku flitet për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

(Kosova Sot Online)