Paralajmërimet për ngritje të çmimit të ujit, deklarohet kryeshefi i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 11:43
Paralajmërimet për ngritje të çmimit të ujit, deklarohet kryeshefi i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa ka treguar se mund të ketë ngritje të çmimit sa i përket ujit të pijshëm.

Ai ka thënë se për rritje po flitet për një periudhë kur është i ngritur edhe çmimi i energjisë elektrike.

Xhafa është shprehur se do të ishin normale ngritjet e çmimit të ujit në kohën kur po ngriten edhe çmimet e energjisë elektrike.

 “Pjesa e tarifave fillon nga 1 janari i vitit 2022 e tutje. Sa i përket ngritjes së çmimit ne nuk kemi ende asnjë konfirmim zyrtar nga Autoriteti Rregullator se sa mund të ketë ngritje ose a do të ketë ngritje të çmimeve. Ne kemi aplikuar me tarifa të njëjta edhe për vitet vijuese, por duhet ta kuptojmë të gjithë që po flasim për një periudhë kur çmimet e energjisë elektrike janë rritur jashtëzakonisht shumë. Çmimet e kimikaleve me të cilët duhet ta trajtojmë ujin janë ngritur shumë”, ka shtuar ai për ekonomiaonline.

(Kosova Sot Online)