La pas edhe Berishën, ja kush është më i kërkuari në Google sot për sot në Shqipëri

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 12:23
La pas edhe Berishën, ja kush është më i kërkuari në Google sot për sot në Shqipëri

Aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj është njeriu më i kërkuar sot për sot në Shqipëri.

Ishte Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, se ai ka lënë pas vetes edhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili renditet i dyti.

“Teorikisht njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit në këtë periudhë që jemi”, tha Kallanxhi.

Kujtojmë se Donaldi ditët e fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj në Big Brother Vip.

(Kosova Sot Online)