Kryetari i Bujanocit informon Gërvallën për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 13:13
Kryetari i Bujanocit informon Gërvallën për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar sot zv. kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Arifi tha se Gërvallën e ka njoftuar për situatën politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëve të Bujanocit.

Kryetari përmendi edhe diskriminim e qytetarëve nga qeveria serbe në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe për mos njohjen e diplomave të fituar në universitetet në Kosovë.

“Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.

Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës.

U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve.

(Kosova Sot Online)