Profecitë e Baba Vanga-s! Ja 6 fatkeqësi që na presin në vitin 2022

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 14:07
Profecitë e Baba Vanga-s! Ja 6 fatkeqësi që na presin në vitin 2022

Baba Vanga, e cila nuk ka lënë asnjë tekst të shkruar për profecitë që kanë bërë, nuk ka parashikuar një tablo shumë të mirë për vitin që do të vijë. Në parashikimin që ka bërë ajo flet për 6 ngjarje të tmerrshme.

1- RRITEN FATKEQËSITË NATYRORE, VEÇANTË TËRMETET DHE TSUNAMI

Sipas profecive të Baba Vanga, përmbytje të mëdha mund të ndodhin në disa vende aziatike por dhe në Australi në vitin 2022.

2- SËRISH NJË VIRUS FATAL!

Baba Vanga, e cila pretendohet se ka parashikuar epideminë e koronavirusit, parashikon se një virus vdekjeprurës do të zbulohet në Siberi në vitin 2022. Gjithashtu ajo parashikon se virusi do të përhapet me shpejtësi dhe do të dalë jashtë kontrollit.

3- KRIZË PËR UJIN E PIJSHËM

Sipas një profecie tjetër, shumë qytete në mbarë botën mund të kenë mungesë uji të pijshëm në vitin 2022. Rritja e popullsisë dhe ndotja e lumenjve do të bëjnë që shumë prej nesh të përjetojnë mungesë uji. Shumë shtete do të kërkojnë zgjidhje për të gjetur burime të reja.

 4-ALIENET PO VIJNË MES NESH

Asteroidi i njohur si ‘Oumuamua’, sipas Baba Vangës do të dërgohet nga alienët për të kërkuar jetë në Tokë.

5- KRIZË URIE

Baba Vanga parashikon se në vitin 2022, temperatura do të rritet në 50 gradë në Indi, një nga vendet më të populluara në botë, dhe karkaleca dhe krijesa të ngjashme do të pushtojnë fushat e të mbjellave. Pas fatkeqësive të njëpasnjëshme, në Indi pritet një zi e madhe buke.

6- BOTA VIRTUALE MERR KONTROLLIN

Trupat e njerëzve nuk do të kenë më të drejta, do t’u dalin gunga. Ndërsa ekspertët pretendojnë se ky parashikim lidhet me varësinë në rritje nga teknologjia.

(Kosova Sot Online)