Tomë Gashi: Më mirë do të ishte që Gjykatën Speciale ta formonte OKB-ja

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 21:41
Tomë Gashi: Më mirë do të ishte që Gjykatën Speciale ta formonte OKB-ja

Avokati Tomë Gashi ka thënë se për Kosovën do të ishte më mirë sikur Gjykatën Speciale ta themelonte OKB-ja, e jo të votohej në Kuvendin e Kosovës.

Gashi tha se edhe më para gjashtë vjetëve kur u votua Gjykata Speciale në Kuvend, kishte thënë se nëse duhej formuar kjo gjykatë, më mië do të ishte ta formonte OKB-ja.

Kjo për shkak se OKB-ja, sipas Gashit, nuk do të formonte gjykatë vetëm kundër shqiptarëve dhe UCK-së. Gashi nuk hezitoi ta quajë këtë veprim si gabim fatal të Kosovës.

“Kishte thënie që nëse nuk votohet Specialja në Parlament, është kundër Kosovës dhe kundër UCK-së”, është shprehur Gsahi.

“Unë atëherë kam thënë që më mirë është këtë gjykatë ta formonte OKB-ja”, ka thënë Gashi.  

“OKB-ja nuk do të formonte gjykatë vetëm kundër shqiptarëve dhe UCK-së, sepse kemi pasur luftë. Pra, është gabim fatal për neve”, theksoi Gashi.


(Kosova Sot Online)