Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni nga Zvicra në Kosovë dhe në vendet tjera ballkanike

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 12:15
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni nga Zvicra në Kosovë dhe në vendet tjera ballkanike

Tani, kur jemi prag të pushimeve, ata që duan të udhëtojnë nga Zvicra në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit, duhet të kenë parasysh disa rregulla të udhëtimit.

Në prag të pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ata që duan të udhëtojnë nga Zvicra në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit, duhet të kenë parasysh disa rregulla të udhëtimit.

Nëse dëshironi të vizitoni të afërmit tuaj gjatë Krishtlindjeve ndërsa nuk keni pasaportë nga vendi përkatës, duhet të keni parasysh gjëra të ndryshme në varësi të vendit, transmeton albinfo.ch.

Kështu, për të hyrë në Kosovë, për personat që nuk kanë shtetësi kosovare kërkohet: dëshmia e vaksinimit të plotë; Dëshmi e shërimit plus njëra dozë e vaksinimit; Dëshmia e vaksinimit me një dozë plus testi negativ PCR, shkruan srf.ch.

Nga 3 janari, personat mbi 12 vjeç do të lejohen të hyjnë në Kosovë vetëm nëse kanë bërë vaksinim të plotë.

Të rikujtojmë: Këto rregulla vlejnë për ata që nuk kanë pasaportë kosovare!

Nëse dëshironi të shkoni në Serbi, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut ose Bosnje-Hercegovinë, duhet të jeni plotësisht të vaksinuar ose të jeni shëruar ose të keni një test negativ (PCR jo më i vjetër se 72 orë, testi i shpejtë i antigjenit jo më i vjetër se 48 orë) .

Personat që hyjnë në Kroaci duhet të tregojnë prova të një vaksinimi të plotë, një test negativ PCR ose antigjen të shpejtë ose dëshminë se janë shëruar, duke përfshirë një dozë vaksinimi.

Por edhe vetëm testi negativ PCR ose antigjen i shpejtë, me izolim individual derisa të merret një rezultat negativ është i mjaftueshëm për hyrjen në Kroaci, përcjell albinfo.ch. Në raste të jashtëzakonshme mjafton një vaksinim i vetëm.

(Kosova Sot Online)