Qeveria të vepron me masa të jashtëzakonshme për ballafaqimin me krimin e organizuar të grupit mafioz, të ndërtuar nga UDB-ja serbe dhe SHIK-ut ilegal!

Qeveria të vepron me masa të jashtëzakonshme për ballafaqimin me krimin e organizuar të grupit mafioz, të ndërtuar nga UDB-ja serbe dhe SHIK-ut ilegal!

Hajrullah Tërnava

  • 17 December 2021 - 08:28

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tënava

Tani kur definitivisht u shpall Lista e Zezë nga SHBA e cila e zbuloi pas dy dekadash çerdhen e krimit te organizuar në veri të Kosovës, e që ata persona janë të njohur si kriminel edhe për opinionin, e që mjerisht këta kriminel kanë ndikim edhe në politikanët serb, e sidomos në Listën serbe, që në këtë Listë janë edhe të angazhuar drejtpërsëdrejti në poste politike, e që janë lidhje e drejtpërdrejt me Vuçiqin, por mjerisht që ishin të afërt edhe me disa politikan shqiptar të lartë të Kosovës, duhet të veprohet me prioritet për deklriminalizim dhe pastrim të të gjithë mekanizmave që kanë pasur lidhje me këtë grup sepse këtu kemi të bëjmë edhe me involimin e strukturave të SHIK-ut ilegal.

- Tani me këto zhvillimet e fundit pas publikimit të listës së zezë nga SHBA-të, e ku përfshihen zyrtar politik serb e biznesmen nga Veriu i Kosovës, është një arsye plus që të fillohet urgjentisht nga ana e Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, me një ristrukturim të shpejtë dhe të plotë të të gjitha institucioneve dhe mekanizmave të drejtësisë e të sigurisë, për ti fuqizuar ato, dhe shkëputur nga ndikimi i nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, për të bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës amerikane dhe vazhdimin e hetimit e të zbulimit të rrjeti të plotë të bashkëpunëtorëve të lidhjes kriminale në Veri të Kosovës të drejtuar nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiqiq, e që lidhja e tyre përveç që shkon deri në Beograd, ka linjën e vetë speciale të bashkëpunimit kriminal edhe me strukturat e SHIK-ut të PDK-së, që e kanë instaluar, kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe ia kanë mbajtur peng, për ta mbrojtur me avokati secilin grup veprues nën kontrollin e tyre në krim të organizuar.

Të mjaftueshme tani janë shkaqet dhe të arsyeshme, e drejtë dhe ligjore, është në funksion të ristrukturimit profesional dhe fuqizimit të organeve të sundimit të Ligjit, që Ministria e drejtësisë të krijon një ekip të pavarur dhe gjithëpërfshirëse, me ekspertë nga juristë të dëshmuar e të pa ndikuar nga ana e Qeverisë, të KPK-së dhe KGJK-s, të, të nivelit të lartë të strukturës profesionale të policisë, AKI-së, shoqërisë civile-OJQ-ve, Kuvendi i Kosovës dhe nga përfaqësitë diplomatikë të shteteve mike, për të filluar dhe transformuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të jetë të gatshëm për ballafaqim me situatën e re të zbardhimit dhe zbulimit të të gjitha lidhjeve të krimit të organizuar, të shtresuar e rrjetëzuar në nivel vendi, në bashkëpunim me çerdhen e tyre në veri të Kosovës, prej nga kanë rrjedhur të gjitha të këqijat me të cilat është përballur Kosova në realitetin e ri të pas luftës.

Përbërja e tanishme gjyqtarëve dhe prokurorëve është dëshmuar jo aktive, prandaj kërkohet reformuar, ristrukturuar dhe profesionalizuar me kuadro të reja të shkolluara jashtë vendit, të pa ndikuar nga lidhjet me krimin e organizuar, duke filluar me punësime të reja prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj, kryeprokuror dhe kryegjyqtarë në të gjitha nivelet, sipas kapaciteteve që kërkohet të rifreskohet e të ristrukturohen dhe pastrohen. Njësoj duhet vepruar edhe në polici dhe në AKI. Tani është shansi dhe momenti i duhur që në ato pjesë të veriut shumë ashpër të luftohet krimi i organizuar, që është në funksion e sipër qe dy dekada, por edhe shumë kriminel serb nga Serbia të kërkuar nga INTERPOLI, që një kohë të gjatë janë ardhur në veri të Mitrovicës për ti humbur gjurmët ndërkombëtarëve, dhe nga zyrat civile të komunave serbe në veri, kanë marr dokumente falso si banor të Kosovës me identitet të rrejshëm, dhe tani veprojnë dhe merren me krim të organizuar dhe lirshëm shëtisin dhe i kontribuojnë këtij lloji të krimit.

Me qenë se tani është publikuar kjo Lista e Zezë, edhe për policinë e Kosovës është më lehtë të luftohet ky lloj i krimi, sepse më parë çdo intervenim i policisë apo njësive speciale policore në ato pjesë u politizonte nga vetë Serbia, dhe ndodhte që edhe njësi policore të Serbisë apo edhe ushtarake e ngriheshin në nivelin e gatishmërisë si kundërpërgjigje ndaj policisë së Kosovës, prandaj tani është momenti që policia të jetë e pranishme në mënyrë permanente në ato territore dhe pamëshirshëm ti luftoj të gjitha të këqijat, veprimet kriminale në ato pjesë të territorit të Kosovës e që kufizohemi me Serbinë

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".