![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/18/200x200_17_5_-500-euro-seteli-kaedet-raha-525681831639815645.jpg)
Lexoni edhe:
Nga mjetet e Fondi 3 % dhe nga “Vendlindja Thërret” është paguar “dora e zezë” e krimit të organizuar!
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ndodhi dje në Deçan, ku një i ri u gjet i djegur në shtëpinë e tij.
Sipas Policisë, trupi i viktimës ishte gjetur nga Njësiti i Zjarrfikësve, gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit.
“Fsh. Lloqan, Deçan 17.12.2021 – 06:35. Njësiti i zjarrfikësve gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit në një shtëpi e cila ishte e përfshirë nga zjarri, ka hasur në trupin e pa jetë të një mashkulli kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në raport.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar dje zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”“, ka deklaruar Rugova.
Për vdekjen e të riut ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëlime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook./
(Kosova Sot Online)