Berisha: Ditë e shënuar për demokratët, anëtarësia do shkarkojë Lulzim Bravën

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 10:24
Berisha: Ditë e shënuar për demokratët, anëtarësia do shkarkojë Lulzim Bravën

Ish kryetari i PD-së, Sali Berisha  pas votës së tij në Referendumin për shkarkimin e Bashës është shprehur se sot është një ditë e shënuar për demokratët dhe për votën e lirë.

Ndër të tjera ai është shprehur se është anëtarësia që do të vendosë sot me votën e tyre shkarkimin e Lulzim Bravës.

“Për herë të parë në histori është anëtarësia që vendos për shkarkimin e Lulzim Bravës, nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk e ka merituar ndonjëherë, ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimin e PD-së dhe pluralizmit politik shqiptar. Ky është një ark madhor që ka dridhur themelët e narko shtetit. E patë kreun e Meduzës mbrëmë që përpiqej të tjetërsohej nga ajo që ëhstë. E patë ju Lul Bravën që në anti kuvendin e tij ka mbledhë nga nxënë shkollash deri në personat me kryetarë me dy mandate të PD-së. Nga ana tjetër shikoni ngadhnimin e  opozitës së vërtetë, që ka sjellë entuziazëm dhe shpresë të madhe në Rini dhe në të gjithë shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri. Shikoni krahun tjetër sesi po shëmtohet çdo ditë  e më shumë me aktet e veta me ato që bën Lulzim Brava që e merr nga skenarët e kreut të Meduzës, që do të kenë të njëjtin fat”, ka thënë Berisha.

(Kosova Sot Online)