Aksidentohen dy vetura në Graçanicë, mbetet e vdekur këmbësorja

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 10:45
Aksidentohen dy vetura në Graçanicë, mbetet e vdekur këmbësorja

Një këmbësore, shtetase e Shqipërisë, ka humbur vdekjen të premten pas një aksidenti të ndodhur në mes dy veturash në fshatin Llaple Sellë të Graqanicës.

Ndërkaq lëndime të rënda trupore, sipas policisë ka pësuar edhe një këmbësor tjetër e cila është duke marrë trajtimin në QKUK.

“Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti dhe dy këmbësore viktimat femra, njëra kosovare dhe tjetra shtetase e e Shqipërisë, të cilat kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të lënduarat janë dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK-Prishtinë. Në ora 12:05 është raportuar se viktima, shtetase e Shqipërisë, ka ndërruar jetë”.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)