Si të largoni çamçakëzin nga tepihu

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 12:05
Si të largoni çamçakëzin nga tepihu

Çamçakëzi mund t’ju shkaktojë probleme të shumta, nëse e gjeni të ngjitur në tepih

Pa dyshim, e keni përjetuar frustrimin duke tentuar ta largoni çamçakëzin nga tepihu. Lajmi i mirë është se ekziston shpresa për ta bërë këtë.

Pastrimi me avull

Vendimi më i mençur është të përdorni pastrues me shtypje të lartë me avull, me ujë të nxehtë, dhe preparat për pastrim të kualitetit të lartë.

Si alternativë, mund ta ngrini çamçakëzin në tepih

Vendosni kocka akulli në një qese plastike dhe lëreni 15 minuta, në mënyrë që të ngrijë çamçakëzi. Pastaj, ngadalë tërhiqeni çamçakëzin. Mund të përdorni thikë për largimin e tij, por kujdes që të mos dëmtohet tepihu.

Përdoreni fuqinë trupore dhe mendore

Preparati për pastrimin e tepihëve është zgjidhje e mirë për largimin e njollave të ndryshme. Merreni një sfungjer dhe zhyteni me preparat për pastrim, pastaj fillojeni fërkimin duke e larguar çamçakëzin, derisa të mos mbetet asnjë pjesë e tij në tepih.

Së bashku me preparatin për pastrim mund të përdorni edhe furçë

Në këtë mënyrë, çamçakëzi do të shndërrohet në rrathë të vegjël, të cilët mund të largohen me gishta.

Përdorni gjalpë

Gjalpi ndihmon në mënyrë të jashtëzakonshme për largimin e çamçakëzit nga tepihu. Gjalpin dhe çamçakëzin largojeni me anë të një lecke të njomë.

(Kosova Sot Online)