Rama nis takimet për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë në kryeqytet

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 14:58
Rama nis takimet për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me Elza Ramadanin nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Takimi i Ramës me Ramadanin ka ardhur për të diskutuar më gjerësisht për një zgjidhje për qentë endacakë.

“Diskutuam për masat që duhen marrë si dhe për zgjidhjen afatëgjatë të këtij problem”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që çështja e qenve endacakë është një problem shumë i madh në kryeqytet dhe jo vetëm. Thuajse çdo ditë ndodh nga një rast i kafshimit nga qentë në vend.

Më poshtë postimi i plotë i Ramës.

(Kosova Sot Online)