Samiti i “Open Balkan”, Zaev dhe Vuçiq sot në Tiranë, Sali Berisha njofton protestë

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 08:29
Samiti i “Open Balkan”, Zaev dhe Vuçiq sot në Tiranë, Sali Berisha njofton protestë

Sot në Tiranë do të mbahet takimi i radhës në kuadër të Open Balkan. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të shkojnë në Tiranë në kuadër të kësaj agjende.

Zaev do të shoqërohet edhe nga zv/ministri i Financave maqedonas i cili në ditët e para të Janarit pritet të zëvendësojë Zaev në postin e kryeministrit.

Punimet e këtij samiti do të zhvillohen në një hotel në qendër të Tiranës prej orës 10:00 ndërsa në orët e pasdites është paralajmëruar një konferencë për shtyp e liderëve të tre vendeve.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, që do të nisë nga Partia Demokratike në orën 16:00 për të marshuar më pas drejt kryeministrisë. 

(Kosova Sot Online)