
Lexoni edhe:
Drejtësia e përgjumur duhet të zgjohet, dy fondet e " luftës" kërkohet të hetohen e gjykohen!
Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK) të hënë në mëngjes numër i vogël i qytetarëve janë testuar për COVID-19.
Disa qytetarë thanë se po testohen ngase kanë pasur simptoma e disa të tjerë për të udhëtuar jashtë vendit.
Majlinda Dybeltari tha se testin për Covid-19 po i duhet për udhëtim në Zvicër.
“Po testin për Covid po më duhet për udhëtim në Zvicër. Besoj brenda ditës e kemi gati, se fluturimin e kemi nesër”.
Bastrie Uka po thotë se e ka bërë testin para tri javësh, duke shtuar se vaksina ka qenë i vetmi ilaç kundër Covidit.
“Testin për Covid-19 e kom po para tri javësh sepse kom pas me kaluar kufirin. Covidin e kom pas ma herët”.“Kom pas temperaturë ethe. Të gjithëve u them merrni vaksinat”.
(Kosova Sot Online)