E pazakontë! Një burri i hiqen plot 156 gurë në veshkë

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 11:13
E pazakontë! Një burri i hiqen plot 156 gurë në veshkë

Një burri në Indi i janë hequr plot 156 gurë në veshkë këtë javë, raporton “Times of India”.

50-vjeçari, një mësues nga Hubi në Karnataka të Indisë, kishte shkuar në Spital me dhembje.

Është numri më i madh i gurëve në veshkë që janë hequr nga ndonjë pacient, duke përdorur laparaskopinë dhe endoskopinë në vend të një operacioni të madh.

Basavaraj Madiwalar, kishte zhvilluar dhembje në abdomen dhe gjatë kontrollit janë vërejtur numër i madh i gurëve në veshkë.

Procedura e heqjes së 156 gurëve në veshkë zgjati afro tri orë.

(Kosova Sot Online)