Gastronomët kanë sërish një thirrje, këtë herë për veten e tyre

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 11:50
Gastronomët kanë sërish një thirrje, këtë herë për veten e tyre

Shoqata a gastronomëve të Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre kanë bërë thirrje që të gjitha kafiteritë të respektojnë masat anti covid që janë në fuqi.

Sipas tyre secila kafiteri që operon në nivel vendi duhet të respektoj masat strikt, e njëra nga to ka të bëjë me moslejimin e personave që nuk janë të vaksinuar brenda lokaleve.

Thirrja plotë:

Të dashur gastronomë,

Pas protestës që mbajtëm dhe pas një sërë takimesh me akterë relevent në çështjen e menaxhimit të pandemisë COVID-19, si përgjegjësi e secilit nga ne dhe e jona ndaj sektorit të gastronomisë, edhe njëherë kërkojmë nga të gjithë gastronomët respektimin strikt dhe permanent të masave kundër Covid-19.

Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës përfaqësojmë vetëm ato biznese të cilat respektojnë Masat dhe Vendimet e Qeverisë, por natyrisht përgjigjemi për të gjithë sektorin.
Duke e ditur rëndësinë e respektimit të masave së pari në mbrojtjen e shëndetit publik, është evidente që ajo luan një rol jashtëzakonisht të madh edhe në kujdesin ndaj shëndetit ekonomik.
Pra:
❌ Të ndalojmë rreptësisht hyrjen në lokal të klientëve të pavaksinuar;
✅ Të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë;
✅ Të respektohet orari i lejuar i punës.
Me qëllim që të mundësohet lehtësimi i masave dhe dalja më e lehtë nga kriza ekonomike, kërkojmë respektimin e tyre, si parakusht të vetëm që lidhet me funksionimin e nevojshëm të gastronomisë.

(Kosova Sot Online)