Dyqani në Prizren që ka emrin Omikron

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 12:58
Dyqani në Prizren që ka emrin Omikron

Kur e kanë hapur dyqanin nuk e kanë menduar se pas shumë kohësh emri do të ishte i njohur për të gjithë. Një dyqan në qytetin e Prizrenit quhet Omikron sikur varianti i ri i koronavirusit.

Një lexues ka thënë se dyqani e ka këtë emër prej shumë vitesh.

Sipas fotografisë shihet se aty shiten veshje kombëtare dhe gjësende më antike.

Omicron është varianti i ri i Covid-it që ka “tërbuar” botën, si pasojë e tij shumë vende kanë shtrënguar masat dhe janë izoluar.

(Kosova Sot Online)