Vuçiq pritet me protestë në Tiranë, Sali Berisha jep detaje

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 13:13
Vuçiq pritet me protestë në Tiranë, Sali Berisha jep detaje

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të protestojë sot kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Tiranë, në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Berisha e ka quajtur nismën “Open Balkan” si “Aleancë trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup”. Ai ka treguar se protesta do të fillojë në orën 16:00.

“Sot ne ora 16:00 Tirana dhe Shqiperia ne proteste kunder Aleances trilaterale Beograd-Tirane-Shkup, Ballkanit te Hapur Vuçiç-Rama-Zaev! Kunder vedhjes me djegesat te 430 milione eurove nga Kreu i Meduzes dhe Qeveritaret e tij hajdut!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndryshe, sot në Shqipëri do të mbahet takimi i radhës në kuadër të Open Balkan. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të jenë në Tiranë në kuadër të kësaj agjende.

Punimet e këtij samiti do të zhvillohen në një hotel në qendër të Tiranës, ndërsa në orët e pasdites është paralajmëruar një konferencë për shtyp e liderëve të tre vendeve.

(Kosova Sot Online)