Vuçiç poston foto: Ballkani i Hapur, që njerëzit të jetojnë të lirë në çdo qytet dhe fshat

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 20:53
Vuçiç poston foto: Ballkani i Hapur, që njerëzit të jetojnë të lirë në çdo qytet dhe fshat

Kreu i shtetit serb, sëbashku me kryeministrin Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po darkojnë mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Vuçiç ka publikuar në rrjetin e tij social një foto me Ramën dhe Zaev.

Krah fotos, Vuçiç shkruan se Ballkani i Hapur është një iniciativë e jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë Ballkanin e Hapur, një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila është bërë që njerëzit të jetojnë të lirë në rajon, në çdo qytet dhe fshat. Do të punojmë më fortë që të çojmë përpara bisedime të rëndësishme lidhur me këtë nismë” – shkruan Vuçiç.

Po sot Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar protestë për ta kundërshtuar shkuarjen e Vuciqit në Tiranë. Disa prej pjesëmarrësve i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë. Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje kundër Serbisë dhe kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

Për “Ballkanin e Hapur” deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Të gjithë qeveritë dhe kryeministrat e Kosovës që kanë qenë në detyrë prej fillimit të këtij projekti, kanë qenë kundër tij. 

(Kosova Sot Online)