Perparim Rama nënshkruan kontratën e parë

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 22:22
Perparim Rama nënshkruan kontratën e parë

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar disa kontrata prej që kryetari i ri ka marr detyrën, por Perparim Rama ka nënshkruar sot kontratën e parë.

“Furnizim me teste të shpejta antigjen përmes pështymës për COVID-19”, është kontrata që Rama ka nënshkruar sot me kompaninë “Madkos”.

Kjo kompani do të dërgojë në Komunë, 100 mijë teste antigjene, të cilat do të përdorën për nxënësit e shkollave.

Çmimi total i kontratës është 316 mijë euro, ndërsa një teste do të kushtojë 3.16 euro.

Fati i kryetarit deshi që, kontrata e parë e tij të mos ishte konkurruese, me procedurë të hapur, por ajo është realizuar me procedurë të negociuar pa publikim të kontratës.

Pra, për kontratë është ftuar vetëm një kompani për të dorëzuar ofertë, e cila edhe është fitues i kontratës, gjë që ka eliminuar konkurrencën.

Ndryshe, nxënësit do të shkojnë në pushim vjetorë nga data 30 dhjetorë deri më 10 janar dhe komuna pritët t’u bëjë teste për COVID-19. 

Image


(Kosova Sot Online)