Kryetari i Dubait urdhërohet t’i paguajë shumë rekorde gruas së divorcuar

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 13:17
Kryetari i Dubait urdhërohet t’i paguajë shumë rekorde gruas së divorcuar

Kryetari i Dubait, njëkohësisht Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid al-Maktoum, është urdhëruar që ish-bashkëshortes dhe dy fëmijëve t’u paguajë një shumë të konsiderueshme si pjesë e marrëveshjes për divorc që mund të shkojë në mbi 500 milionë funte, që është shuma më e lartë që është ofruar ndonjëherë nga një gjykatë britanike.

Në një gjykim me shkrim, gjykatësi Justice Moor tha se kërcënimi kryesor për zonjën Haya dhe fëmijët vjen nga Mohammed bin Rashid al-Maktoum, shkruan The Guardian.

Gjykata e Lartë urdhëroi që sheiku zonjës Haya t’ia paguajë 251.5 milionë funte dhe të ofrojë garanci bankare prej 290 milionë funtesh për pagesa vjetore.

Haya ishte larguar në Britani të Madhe në prill të vitit 2019 me dy fëmijët e saj. Prej asaj kohe, në një varg seancash në lidhje me ndalimin, qasjen dhe përkrahjen financiare, që deri më tani kanë kushtuar mbi 70 milionë funte si pasojë e tarifave ligjore, gjykatësit e gjykatës së lartë kanë zbuluar se:

–Mohammed bin Rashid al-Maktoum e kishte orgestruar rrëmbimin e dy fëmijëve të tij, Princeshës Latifa dhe Princeshës Shamsa, ndërsa zonjën Haya e kishte bërë subjet të një fushate frikësimi.

-Duke e përdorur pajisjen për spiunazh të kompanisë “Pegasus”, ai e kishte hakuar telefonin e Haya-s dhe të pesë bashkëpunëtorëve të saj, përfshirë dy avokatëve, kur çifti ishte bllokuar në procedura gjyqësore.

-Agjentët e tij ishin përpjekur që të blenin një pronë me vlerë të 30 milionë funteve afër shtëpisë së Haya-s në Berkshire. Gjykata e ka vlerësuar këtë veprim si “kërcënim shumë të rëndësishëm për sigurinë e saj”.

(Kosova Sot Online)