Arrestimet në Shtërpcë, prokuroria jep detaje në orën 17:00 në konferencë për media

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 15:58
Arrestimet në Shtërpcë, prokuroria jep detaje në orën 17:00 në konferencë për media

Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është zhvilluar në komunën e Shtërpcës.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, prokurori i çështjes Rasim Maloku, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.

“Konferenca do të mbahet nga ora 17:00, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

(Kosova Sot Online)