Lexoni edhe:
Po ju vjen fundi deputetëve matrapaz në parlament!
Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Ndërmarrja e veprimeve për ta luftuar dhe shkatërruar rrjetin e krimit të organizuar ne Veri të Mitrovicës, pas publikimit të listës së zezë nga ana e SHBA-ve, do të ishte një veprim shumë efikas nga i cili ndërpritet shumë edhe rruga e ndërlidhjeve midis kriminelëve të Beogradit dhe atyre në veri. Kështu do të humbë edhe klika e Vuçiqit forcat mbështetëse kriminale dhe veriu do të merr frymë shumë më lirshëm.
Po ju vjen fundi deputetëve matrapaz në parlament!Lexoni edhe:
-Futja nga administrata e SHBA-së, e krimineleve të veriut në listën e personave kriminelë, që po quhet lista e zezë, është momentumi më i përshtatshëm që organet e shtetit të Kosovës të veprojnë dhe ta luftojnë atje pa hezitim krimin, korrupsionin si dhe kontrabandën që për dy dekada janë zhvilluar pa pendueshëm në veri.
Me atë listë është hapur plotësisht rruga e veprimeve të mekanizmave të shtetit. Shteti duhet të veproj në dy drejtime:
Kosova kishte subjektivitet me elemente të shtetitLexoni edhe:
1. Në kapjen e kontrabandistëve në Veri dhe kudo ku paraqitet krimi dhe
2. Në shikimin dhe në analizimin e "Listës Srpska" për ta shpallur atë antikushtetuese,kuptohet konformë ligjit.
Këto dy rrugë janë të domosdoshme, në mënyrë që edhe në veri të shtrihet pushteti dhe shteti i së drejtës.
Te "Lista Srpska" janë gjithashtu edhe disa fakte që duhet të merren parasysh:
Së pari, mendoj në faktin që ky subjekt dhe elementet e këtij subjekti janë të lidhur dhe varen kryesisht nga kontrabanda dhe kriminelët që janë futur nga administrata e Z.Baiden në listën e zezë. Po ashtu, ky subjekt nuk e ka pranuar kurrë Republikën e Kosovës. Së dyti, askund në veri nuk ka shtet të Kosovës. As edhe flamuri i Republikës nuk gjendet. Atje ka pushtet të Serbisë. Për të pasur sukses lypset të veproj sistemi i drejtësisë ndaj këtij subjekti dhe udhëheqësve të tyre. Kjo për faktin se këta janë shkelësit më të ashpër të Kushtetutës së Kosovës. Nuk ka rast që nuk i shkelin ligjet e Republikës së Kosovës. Mjafton të shikohet puna e tyre gjatë bllokimit të rrugës në Veri. Të gjithë nga "Lista Srpska" ishin në protesta bllokuese dhe natyrisht edhe organizator të bllokadave në ato anë. Rakiq dhe të tjerët nga kjo listë po predikojnë dhunë dhe nuk e njohin shtetin, Republikën e Kosovës. Fakte ka mjaft, por duhet të veprojnë përveç organeve të luftës kundër krimit, edhe gjyqësori dhe, edhe vetë Kuvendi i Kosovës, si institucion më i lartë. Ata janë deputet në këtë Kuvend dhe këtej ky organ duhet të merre masa konkrete kundër tyre. Baza ligjore ka. Mbetet të veproj shteti.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".