Vuçiq e quan “hakmarrje të Kurtit” aksionin në Shtërpcë: Përveç veriut, tash na doli se edhe në jug ka kriminelë

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 20:17
Vuçiq e quan “hakmarrje të Kurtit” aksionin në Shtërpcë: Përveç veriut, tash na doli se edhe në jug ka kriminelë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Shtërpcë, ku u arrestuan dhjetë persona, përfshirë edhe ish-kryetarin e kësaj komune, të cilët dyshohen për marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas Vuçiqit, ky aksion është hakmarrje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për nismën “Open Balkan”.

“Natyrisht, kryeministri Kurti e ka bërë këtë për shkak të Ballkanit të Hapur.

Në fillim na thanë se në veri jetojnë e veprojnë kriminelët, tash na doli se edhe në jug ka kriminelë. Nuk e di se si nuk e gjetën një kriminel në Ferizaj, por vetëm serbët dalin të jenë kriminelë”, ka thënë Vuçiqi, shkruan B92.

Kujtojmë se Kosova ka refuzuar nismën e Ballkanit të Hapur, që është themeluar nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

(Kosova Sot Online)