Lexoni edhe:
Mungesa e guximit profesional sëmundje kronike e gjyqësorit të Kosovës!
Gjashtë veta, në role të ndryshme kanë grabitur një pikë karburanti në Geuensee dhe dy banka, në Sursee dhe Reiden. Tani, ai që konsiderohet nga prokurori si “koka e bandës”, është përgjigjur të hënën, para Gjykatës Penale në Lucern.
33-vjeçari kosovar është arrestuar në gusht të vitit 2018 dhe ishte mbajtur për 50 ditë në paraburgim, transmeton albinfo.ch. Ai tani po përballet me kërkesën e prokurorit për shtatë vjet burgim dhe dhjetë vjet dëbim nga vendi.
Mungesa e guximit profesional sëmundje kronike e gjyqësorit të Kosovës!Lexoni edhe:
Bashkëpunëtorët e tij – katër shtetas kosovarë dhe një italian – duhej të përballeshin me gjykatën në tetor. Ndërkohë për italianin e përfshirë është dhënë vendimi gjyqësor, por nuk është përfundimtar. Ai është dënuar me pesë vjet e një muaj dhe me dëbim nga vendi për dhjetë vjet. Kërkesa e tij për lirim nga burgu është refuzuar. Ai është i vetmi nga të përfshirët që ndodhet tashmë në paraburgim, shkruan gazeta Luzerner Zeitung.
Në seancën e së hënës është bërë fjalë kryesisht për rolin e kosovarit në gtabitjet e përmendura. Ai akuzohet për bashkëpunim në grabitje, vjedhje dhe tentativë për vjedhje.
33 vjeçari, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, ka mbaruar shkollimin dhe ka bërë praktikën këtu, pranon shumicën e akuzave. Por, ai mohon përfshirjen në grabitjen e bankës në Buchs në St. Gallen në maj të vitit 2018.
“Nuk kam asnjë lidhje me këtë, absolutisht asgjë”, është shprehur ai në gjyq. Pastaj, edhe në aktet e tjera ka qenë bashkëpunëtor, por jo kreu i bandës. Avokati mbrojtës e cilëson pozitën e tij si “një punë grupi me pjesëtarë të barabartë”. Ata kanë planifikuar së bashku. Ja çfarë ka thënë i akuzuari në gjykatë:
“Të gjithë e dinim se për çfarë bëhej fjalë, të gjithë ishin aty vullnetarisht dhe mund të dilnin jashtë grupit”.
I pyetur nëse grabitja do të ishte e realizueshme nëse njëri nga shoferët do të kishte refuzuar, ai tha: “Jo, atëherë nuk do ta kishim bërë grabitjen”.
Megjithatë, prokurori nuk e sheh të akuzuarin thjesht si bashkëpunëtor; ai ishte më i zgjuari i grupit, sipas tij. Është një pretendim mbrojtës kur ai thotë se ka luajtur vetëm një rol vartës. Ai gradualisht ka ndryshuar dëshminë e tij dhe fillimisht ka akuzuar të tjerët. Prokurori publik këmbëngul në shtatë vjetë burg dhe dëbim nga shteti prej dhjetë vjetësh.
“Më zviceran se shumë zviceranë”
Mbrojtësi i të akuzuarit thotë: “Nuk bëhet fjalë për vlerësimin e veprave individuale, nevojitet një vështrim i përgjithshëm për t’iu afruar së vërtetës. Prokuroria publike nuk e ka bërë këtë me përpikmëri të mjaftueshme. Në lidhje me grabitjen e bankës në Buchs, ndaj klientit të tij nuk është raportuar asgjë përveç akuzave të bëra nga italiani, thotë avokati. Dhe deklaratat e tij janë të pabesueshme dhe jo të mjaftueshme ligjërisht, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu italiani ka theksuar vazhdimisht se është i vetmi që ndodhet në burg, të tjerët janë jashtë.
Kështu, avokati kërkon shpalljen e pafajësisë për rastin në Buchs. Për veprat e tjera, dënimi me katër vjet është në rregull. Por ai refuzon dëbimin nga vendi. Klienti i tij është “më zviceran se shumë zviceranë të tjerë”: Bën skijim, feston 1 gushtin, i pëlqen të pjekë në skarë dhe është “plotësisht i integruar”, edhe nga ana gjuhësore. Edhe pse flet shqip, “nuk ka asnjë lidhje me Kosovën”.
Ai është baba i tre fëmijëve dhe ata kanë të drejtë të kenë babanë e tyre, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht ndarjes nga gruaja, ai ka jetë familjare.
I akuzuari, për dëbimin nga Zvicra thotë: “Zvicra është shtëpia ime, nuk di gjë tjetër. Më vjen keq për atë që kam bërë. Ishte vërtet marrëzi, nuk do ta bëj më kurrë. Do të ishte dëm nëse më largojnë nga fëmijët”.
Aktgjykimet do t’u dërgohen palëve me shkrim.
(Foto: Kapo Luzern)
(Kosova Sot Online)