Leopardi e njeh frikën, hip në dru për t’i ikur elefantit

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 10:42
Leopardi e njeh frikën, hip në dru për t’i ikur elefantit

Mund të keni menduar se leopardi nuk i frikësohet asnjë kafshe, por një në Afrikën Jugore jua dëshmon të kundërtën. Leopardi hipi në një dru duke ikur nga elefanti.

Fotografi Kevin Dooley e kapi momentin kur leopardi u detyrua që të hipte në një dru në përpjekje për ta shmangur ballafaqimin me një elefant të patrembur.

Amerikani i bëri fotografitë mahnitëse në parkun “Madikwe Game Reserve” përderisa elefanti ishte nisur drejt leopardit, shkruan Daily Mail.

Në fotografi shihet elefanti duke u përpjekur që t’i afrohet leopardit edhe kur ky i fundit hip në dru. Elefanti madje mundohet që ta sulmojë leopardin me dhe përmes feçkës për ta frikësuar e për ta zbritur, por macja e madhe refuzon të zbresë.

“Gjetja e leopardëve në natyrë të egër mund të jetë goxha e vështirë, por të jesh dëshmitar i një ndërveprimi mes një elefanti e një leopardi është qartazi përvojë që ndodh një herë në jetë. Nuk mund të besoja se çfarë po shihja”, tha fotografi.

Elefantët njihen për sulmet ndaj luanëve e leopardëve përmes sjelljes agresive për t’i mbrojtur të vegjëlit e kopesë së tyre.

(Kosova Sot Online)