Rrotullohet kamioni me “Coca Cola” në Prishtinë

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 12:04
Rrotullohet kamioni me “Coca Cola” në Prishtinë

Një kamion është rrotulluar në Prishtinë si pasojë e shpejtësisë.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihen disa arka me shishe të rrëzuara në rrugë.

Sipas informacioneve në rrjetet sociale, kamioni ka qenë i ngarkuar me arka me shishe të qelqit të markës “Coca Cola”.

Qytetarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë filluar mbledhjen e shisheve dhe arkave, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk është parë ende Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)