Qeveria Kurti të vepron me mbyllje totale të kufirit me Serbinë, mjaft alternativa

Qeveria Kurti të vepron me mbyllje totale të kufirit me Serbinë, mjaft alternativa
Qeveria Kurti të vepron me mbyllje totale të kufirit me Serbinë, mjaft alternativa

Dardan Grapci

  • 22 December 2021 - 09:08

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

 Qeveria Kurti do ishte mirë që ta mbyllë kufirin me Serbi njëherë e përgjithmonë, si dhe tu bëjnë apel kompanive të huaja të cilat po transportojnë mallra në Kosovë që të mos kalojnë fare  nga Serbia, por nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

 Vetëm me mbylljen e kufirit Kosovë - Serbi, tregtarët transportues,  qoftë importuesit  apo eksportuesit do ta kenë më lehtë ardhjen në Kosovë pa pengesa dhe pa bllokada. Reciprociteti sipas mendimit nëse kthehet në tavolinë do të jetë vetëm humbje kohe dhe humbje financiare.

Prandaj  ministresh Rozeta Hajdari nuk duhet të kërkoj që të vendoset reciprociteti, por duhet të kërkoj nga Albin Kurti që kufiri me Serbinë të mbyllet, dhe ata qytetar serb që dëshirojnë të udhëtojnë në Serbi, të shkojnë përmes Maqedonisë së Veriut ose Malit të Zi,  varësisht nga i cili rajon i Kosovës dëshiron të niset.

E kam cekur edhe përpara dhe do e ceki dhe njëherë, se vetmja zgjidhje për eliminimin e këtij problemi me Serbinë, pengesat që ky shtet po ja bënë Kosovës në lëvizjen e lirë  dhe në  transportin e mallrave,  është shfuqizimi i rezolutës 1244, alternativë tjetër nuk ka.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".