Dy motra e një vëlla vdesin në aksidentin tragjik

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 13:20
Dy motra e një vëlla vdesin në aksidentin tragjik

Një familje në Louisiana të Shteteve të Bashkuara ka humbur tre fëmijë në një aksident tragjik të premten, pasi vetura me të cilën po udhëtonin ata u goditën nga një veturë që po lëvizte në drejtim të gabuar, tha policia.

Tre të vdekurit e familjes Simmons në aksidentin që ndodhi në St Landry Parish u identifikuan si 20-vjeçarja Lindy, 17-vjeçari Christopher dhe Kamryn, 15 vjeçe, shkruan Independent.

Sipas deklaratës së policisë, drejtuesi i veturës tjetër, e cila po lëvizte në drejtim të gabuar, është identifikuar si John Lundy, 54-vjeçar nga Dallasi, i cili gjithashtu ka mbetur i vdekur në aksident.

Nëna e fëmijëve, Daën Simmons, tha se e dashura e djalit të saj, Marissa, ndodhet në spital. Familja ishte duke u kthyer nga një lojë basketbolli në shkollë të mesme, kur ndodhi aksidenti.

Policia tha se rezultatet e mostrave toksikologjike të të dy drejtuesve të automjeteve janë ende pezull. Një familjare e tre adoleshentëve të vdekur e ka akuzuar John Lundy-n për shkaktimin e aksidentit.

(Kosova Sot Online)