Sa do t’i kushtojnë Kosovës 300 të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka, flet ministrja Haxhiu

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 14:01
Sa do t’i kushtojnë Kosovës 300 të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka, flet ministrja Haxhiu

5 milionë euro do të jenë shpenzimet vjetore për 300 të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka në Kosovë ka deklaruar ministrja Haxhiu para deputetëve në Komisionin për Legjislacion.

Haxhiu tha se drejtori i burgut do të jetë danez ndërakq oficerët korrektues do të jenë shtetas të Kosovës.

“Sipas analizave diku 5 milionë  euro është kostoja jonë vjetore për të burgosurit, drejtori do të jetë danez, stafi menaxhues do të jenë danezë ndërkaq gardianët do të jenë nga Kosova”, tha ajo.

Haxhiu poashtu tha se në draft-marrëveshjen me Danimarkën mund të refuzojnë ndonjë të burgosur që është i dënuar për vepra të ndjeshme siç është ajo për pedofili.

“Nëse e shohim se një i burgosur ka vepër për pedofili ose vepër tjetër më të ndjeshme ne mund ta refuzojmë”, u shpreh ajo.

Kurse Mbretëria e Danimarkës do të paguajë 15 milionë euro çdo vit në një periudhë pesë vjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për pesë vjet të tjera.

(Kosova Sot Online)