Sri-Lanka synon t’ia paguajë me çaj 251 milionë dollarë borxh për naftë Iranit

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 15:10
Sri-Lanka synon t’ia paguajë me çaj 251 milionë dollarë borxh për naftë Iranit

Sri-Lanka ka planifikuar që importet e kaluara të naftës nga Irani t’i paguajë me çaj, tha një ministër i këtij vendi.

Ramesh Pathirana tha se vendi i tij shpreson që t’i dërgojë Iranit çaj në vlerë të 5 milionë dollarëve çdo muaj për ta larë borxhin prej 251 milionë dollarësh, shkruan BBC.

Sri-Lanka është duke përjetuar krizë të rëndë të borxhit dhe këmbimeve të jashtme, që është përkeqësuar nga humbja e të ardhurave nga turizmi gjatë pandemisë së koronavirusit.

Një anëtar i bordit të çajit në shtetin aziatik tha se kjo është hera e parë që çaji do të përdorej për fshirjen e borxhit të jashtëm.

Mathirana tha se kjo mënyrë e pagesës nuk do t’i shkelte sanksionet e Shteteve të Bashkuara ose të Kombeve të Bashkuara, sepse çaji është i kategorizuar si prodhim ushqimor me baza humanitare dhe se në këtë proces nuk do të përshihej asnjë bankë iraniane e futur në listën e zezë.

Sri-Lanka prodhon rreth 340 milionë kilogramë çaj në vit. Vitin e kaluar, ky vend eksportoi 265.5 milionë kilogramë çaj, ndërsa në vitin fitoi 1.24 miliard dollarë nga eksportimi i këtij produkti.

(Kosova  Sot Online)