
Latifi takohet me shefen e Zyrës së UNICEF-it, flasin për reagimin emergjent kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u takua sot me shefen e Zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë takim Zicherman uroi ministrin Latifi për detyrën dhe theksoi gatishmërinë e UNICEF-it për të vazhduar partneritetin e mëtutjeshëm në përkrahje të shëndetit publik, në nivele të ndryshme dhe projekte konkrete.
Ndërsa, në fokus të takimit ishte angazhimi ndaj reagimit emergjent kundër COVID-19 dhe vaksinimi.
“Në fokus të takimit ishte angazhimi ndaj reagimit emergjent kundër COVID-19 dhe vaksinimi, si dy nga prioritetet e përbashkëta, ku me ç’rast Dr. Latifi falënderoi UNICEF-in në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen në këtë sfidë të përbashkët shëndetësore”, thuhet nga MSH.
(Kosova Sot Online)