Në Kosovë s’ka rrymë, mërgimtarët presin në pikat kufitare për të ardhur

  • E /
  • 23 December 2021 - 08:41
Në Kosovë s’ka rrymë, mërgimtarët presin në pikat kufitare për të ardhur

Bashkë me festat e fundvitet në Kosovë nisin të vijnë edhe mërgimtarë të shumtë.

Nga vende të shumta të Evropës, por edhe më larg mërgimtarët marrin rrugën drejt vendlindjes.

Përmes linjave ajrore e tokësore të njëjtit nisen për të arritur në cakun e tyre që është njëri nga qytetet e Kosovës.

Edhe mëngjesin e sotëm shumë prej tyre tashmë janë afruar në pikat kufitare.

Me të afruar nga vikendi ka filluar edhe shtimi i kolonave në pikat kufitare. Në publikimin e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme theksohet se tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta ndërsa në Merdare janë 40 minuta.

Gjatë mbrëmjes së kaluar kolonat në këto dy pika ishin deri në 1 orë e 10 minuta, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht problemeve të shumta me mungesë të energjisë-elektrike në Kosovë, mërgimtarët zgjodhën që përsëri të vijnë në Kosovë.

Duhet përkujtuar që gjatë ditës së djeshme KEDS ka njoftuar se duke filluar nga mbrëmë do të fillojnë reduktimet në çdo anë të vendit, me më së paku dy orë mungesë të energjisë-elektrike.

(Kosova Sot Online)