Rikthimi i reduktimeve, ky është çmimi i agregatëve në Kosovë

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 09:54
Rikthimi i reduktimeve, ky është çmimi i agregatëve në Kosovë

Nga dita e mërkurë, në Kosovë janë kthyer reduktimet e energjisë elektrike. KEDS-i njoftoi se për shkak të krizës energjetike, do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara.

Qytetarëve, ashtu si në të kaluarën do të duhet të gjejnë zgjidhje alternative për ngrohje, ndriçim e funksione të tjera. Në raste më të shpeshta, përdoren agregatët.

Por a e dini sa kushton një agregat në Kosovë?

Sipas faqes online për shitje e blerje në Kosovë, “merrjep”, çmimi i agregatëve në Kosovë ndryshon nga cilësia dhe fuqia e tij.

Kësisoj, një agregat të vjetër dhe më të vogël, mund ta blini për 40 euro.

Nga shpalljet e publikuara, vërehet se çmimi i disa agregatëve që megjithatë janë të vjetër shkon edhe në 150 euro.

Të tillë mund të gjeni edhe me 300 euro.

Megjithatë, për bizneset, nevoja për konsum e të cilave është më e madhe, mund të mos mjaftojnë agregatët e lartëpërmendur.

Po ashtu, këto pajisje kanë edhe kosto të furnizimit me benzinë si dhe prishjet eventuale.

(Kosova Sot Online)