100 euro gjobë për ata që hedhin mjete piroteknike në këtë qytet të Kosvës

  • 23 December 2021 - 10:11
100 euro gjobë për ata që hedhin mjete piroteknike në këtë qytet të Kosvës

Komuna e Obiliqit e ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në tregje, rrugë e sheshe.

Ata që veprojnë në kundërshtim me këtë dokument sipas urdhëresës së kësaj komune, do të gjobiten me 100 euro.

“I. Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe; II. Përdorimi i mjeteve piroteknike vlen për periudhën prej datës 26.12.2021 deri më 02.01.2022; III. Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në shumën prej 100 euro; IV. Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspeksionit; V. Kjo urdhëresë hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit të saj”, thuhet në urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike të nënshkruar nga kryetari Xhafer Gashi.

(Kosova Sot Online)