Hajni ia mësynë parfumeve “Versace” në një lokal në rrugën “B”

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 12:55
Hajni ia mësynë parfumeve “Versace” në një lokal në rrugën “B”

Në 24 orët e fundit, hajnat në Prishtinë kanë zhvilluar një “aksion”, duke kryer vjedhje të ndryshme. Cak ishte edhe lokali kosmetik “EBC” në rrugën “B”, ku një i dyshuar kreu vjedhje, në pikë të ditës.

Markat e njohura të parfumeve siç duket i kanë bërë përshtypje hajnit, i cili kapi dy parfume dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Burimet e Sinjalit kanë dhënë detaje se çfarë deklaroi në Polici, pronari i lokalit, i cilli shkoi ta denonconte rastin.

Në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, pronari i lokalit “EBC” ka thënë se i dyshuari kishte vjedhur dy parfume të markës “Versace”, që kapin vlerën e mbi 150 eurove.

Ai po ashtu ka deklaruar se i posedon kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë që Policia të arrestojë të dyshuarin.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 11:00, të mëngjesit të djeshëm.

(Kosova Sot Online)