Kongresistes amerikane i vidhet vetura nën kërcënimin e armës

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 13:04
Kongresistes amerikane i vidhet vetura nën kërcënimin e armës

Policia shtetërore në Delaware të ShBA-së ka ndaluar pesë të dyshuar, pasi anëtares së Dhomës së Përfaqësuesve, Mary Gay Scanlon, iu vodh vetura nën kërcënimin e armës në një park të mërkurën.

Autoritetet thanë se të dyshuarit u lokalizuan në veturën e kongresistes Scanlon dhe se hetimi është duke u zhvilluar, duke shtuar se hollësi tjera do të publikohen posa të jenë të gatshme.

Politikania e Partisë Demokratike, e cila e përfaqëson Distriktin e Pestë të Pensilvanisë, ishte e paarmatosur në mesditë, kur vetura iu vodh pas një takimi të zyrtarëve të zgjedhur përderisa ajo po ecte drejt veturës, tha policia e qytetit.

Dy persona të armatosur iu afruan zyrtares dhe ia kërkuan çelësat e veturës. Një burrë u largua duke e vozitur veturën e saj, ndërsa tjetri iku me një veturë tjetër, sipas policisë, shkruan Reuters.

Përmes një deklarate të shkurtër në Twitter, Scanlon e falënderoi policinë për “përgjigjen e shpejtë”. Ajo shërben në Komisionin për Drejtësi dhe Komisionin për Rregulla në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe shërben si nënkryetare e Komisionit të Administratës.

(Kosova Sot Online)