Një javë nga zhdukja e 69-vjeçarit nga Klina, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 15:20
Një javë nga zhdukja e 69-vjeçarit nga Klina, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Nga 15 dhjetori asgjë nuk dihet për fatin e 69-vjeçarit nga fshati Sferkë i Klinës, Kadri Sefer Gashit. Familja po kërkon ndihmën e qytetarëve që ta gjejnë më të dashurin e tyre.

Në një postim në Facebook, familjarët kanë njoftuar se Kadriu vuan nga sëmundja e harresës (Alzheimerit).

Ai është parë herën e fundit te emergjenca në Pejë.

Numri në të cilin mund të kontaktojnë ata që kanë ndonjë informacion për të është ky: 048 400 608.

Ndërsa sot bashkëfshatarë janë organizuar që të ndalin rreth maleve që e rrethojnë Sferkën për ta kërkuar 69-vjeçarin.

Ata luten që ta gjejnë atë shëndosh dhe t’i kthehet familjes.

(Kosova Sot Online)