Kjo shtëpi mund të bëhet e juaja për vetëm dy funte

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 10:02
Kjo shtëpi mund të bëhet e juaja për vetëm dy funte

Një shtëpi mahnitëse me vlerë 330,000 funte në Londër, mund të fitohet për vetëm 2 funte, pasi është bërë pjesë e lotarisë. Prona ndodhet në Whyteleafe, në jug të Londrës.

Fituesi më pas do të shpallet në prag të Krishtlindjeve, që do të thotë se ata do të marrin lajmin e mirë pak para ditës së Krishtlindjes.

Do të jetë në dorën e tyre të vendosin se çfarë do të bëjnë me shtëpinë e tyre të re ose mund të jetojnë në të, ta shesin ose t’ia japin me qira dikujt tjetër.

Me një sipërfaqe prej mbi 780 metra katrorë, banesa ka tavane të larta të mrekullueshme dhe një dritare harku mbresëlënëse në pjesën e përparme. Gjithashtu është plotësisht e mobiluar.

(Kosova Sot Online)