Policët civilë kapën pistoleta e thika te nxënësit e Ferizajt

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 10:18
Policët civilë kapën pistoleta e thika te nxënësit e Ferizajt

Policia e Ferizajt, pasi ka pasur disa informacione rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave të tjerë nëpër shkolla, ka zhvilluar një aksion.

Pas disa kontrolleve të zhvilluara nga policë me rroba civile, janë ndaluar disa persona të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre, te tre persona është gjetur substancë e dyshuar e narkotikëve, tek dy persona të dyshuar janë gjetur dy armë (psitoleta), ndërsa te disa të tjerë janë gjetur thika.

Ky aksion pritet të vazhdojë në nivel vendi, pasi këto dukuri raportohen të jenë shumë të shpeshta.

(Kosova Sot Online)