Jo vetëm me rrymë, qytetarët do të përballen edhe me reduktime të ujit

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 12:06
Jo vetëm me rrymë, qytetarët do të përballen edhe me reduktime të ujit

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘”Prishtina” ka njoftuar se qytetarët e Lipjanit po përballen me çrregullime në furnizim me ujë të pijshëm, për shkak ë ndërprerjes së rrymës në stacionin kryesor të pompave.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se kjo situatë do zgjasë për aq kohë sa do ketë reduktime të energjisë.

“Për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike në Stacionin kryesor të pompave në Lipjan, konsumatorët e kësaj komune, konkretisht pikat e larta të furnizimit kanë filluar të ballafaqohen me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Kjo situatë do zgjasë, për aq kohë sa zgjasin reduktimet e energjisë elektrike në komunën e Lipjanit”.

(Kosova Sot Online)