Fjala 'KEDS Energy', ndër më të kërkuarat momentalisht në Facebook

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 12:16
Fjala 'KEDS Energy', ndër më të kërkuarat momentalisht në Facebook

Fjala “KEDS Energy”, është njëra ndër fjalët më të kërkuara në Facebook për Kosovën në këto momente.

Kërkimi i kësaj fjale [KEDS] në rrjetin social Facebook, të dërgon tek faqja e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS.

Në momentin që fjalën “KEDS Energy” e shkruan tek rubrika “kërko” në Facebook, atëherë poshtë saj të shfaqet edhe shkrimi “popular now” apo “e popullarizuar për momentin”.

Këto vizita, në faqen e tyre zyrtare, KEDS po i merr si shkak i mungesës së energjisë elektrike në vend dhe kthimit të reduktimeve me energji elektrike.

(Kosova Sot Online)