20-vjeçarja martohet me burrin që i hodhi acid në fytyrë

  • E.K /
  • 25 December 2021 - 11:46
20-vjeçarja martohet me burrin që i hodhi acid në fytyrë

Një 20-vjeçare në Turqi është martuar me burrin që i hodhi acid në fytyrë, duke e lënë thuajse të verbër dhe të shpërfytyruar.

Daily Mail shkruan se burri i hodhi acid 20-vjeçares  në vitin 2019, pas ndarjes së tyre.

Për këtë veprim ai u dënua me 13 vite e gjashtë muaj burg, por  autori u lirua shpejt nga burgu, pas një ndryshimi në ligj, për shkak të Covid-19.

Para sulmit, autori e kishte kërcënuar 20 vjeçaren se do ta vriste. Por, pas arrestimit, autori i ka kërkuar 20-vjeçarës ta falte.

Kur ai doli nga burgu i ka kërkuar sërish falje, duke i thënë se është penduar për atë që ndodhi dhe se e dashuron dhe se do që të martohet me të.

Menjëherë pas lirimit në ditët e para të dhjetorit, ai i ka propozuar martesë viktimës dhe ajo ka pranuar.

Babai i vajzës, Yasar Ozek tha për dasmën e vajzës së tij: “Ajo u martua pa dijeninë tonë.” Kam luftuar për të për vite me radhë dhe tani gjithçka është e kotë.”

(Kosova Sot Online)