Kryetari i PAI demanton anëtarin e partisë: Vazhdojmë të jemi pjesë e Qeverisë

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 11:46
Kryetari i PAI demanton anëtarin e partisë: Vazhdojmë të jemi pjesë e Qeverisë

Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi e ka demantuar njoftimin e zyrtarit të kësaj partie, Gani Elshani se ky subjekt politik ka dalë nga koalicioni qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Arifi tha se PAI vazhdon të qëndrojë në koalicion dhe të jetë pjesë e Qeverisë.

“Jo bre keni marrë informacione gabimisht. Ne vazhdojmë me qëndru në koalicion, jemi pjesë e qeverisë”, tha Arifi.

Anëtari i PAI, Gani Elshani, ka shkruar sot në Facebook se kanë dalur nga Qeveria.

“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar ai.

Ky postim është fshirë më pas.

Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.

(Kosova Sot Online)