Policja Vera Mekuli i bën ‘twerk’ kolegut të saj në SHBA, kërkon falje dhe turpërohet më pas

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 13:15
Policja Vera Mekuli i bën ‘twerk’ kolegut të saj në SHBA, kërkon falje dhe turpërohet më pas

Vera Mekuli, police në New York të SHBA-së ka bërë xhiro në internet me një ‘twerk’ që i bëri një kolegut të saj gjatë një feste më 15 dhjetor.

26-vjeçarja, që sipas disa faqeve është shqiptare, pas festës i ka kërkuar falje gruas së togerit Nick McGarry.

Vera Mekuli i tha TMZ se prej asaj dite nuk ka folur me togerin dhe nuk ka qenë e qetë. Ajo tha se nuk ka dalur në punë dhe se ka punuar nga shtëpia.

Policja tha se kolegët e saj policë në stacion kanë qenë mjaft të kuptueshëm, duke e lejuar atë të punojë nga shtëpia.

“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”, tha Vera për TMZ.

Kërcimi ndodhi javën e kaluar në një bar në Yonkers. 26-vjeçarjakishte vetëm 4 muaj që punonte në Kombinatin 44 para ngjarjes. Ajo thotë se nuk e kishte idenë se togeri ishte i martuar.

Ajo tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos.

As Vera dhe as kolegu i saj nuk përballen me ndonjë akuzë disiplinore.

(Kosova Sot Online)