Edhe Bashkimi Evropian detyrohet të bindet se Kosova nuk mund ta pranon asociacionin serb!

Edhe Bashkimi Evropian detyrohet të bindet se Kosova nuk mund ta pranon asociacionin serb!
Edhe Bashkimi Evropian detyrohet të bindet se Kosova nuk mund ta pranon asociacionin serb!

Muhamet Kelmendi

  • 27 December 2021 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Çështja e Asociacionit të Komunave të formuara serbe në Kosove ka marrë një përgjigje të qartë dhe BE nuk është në gjendje ta ia imponon Kosovës një bosnjëzim të kësaj Republike. Deklarata e Peter Stano, zëdhënës i BE- së se: " palët duhet të merren vesh mes vete dhe nuk i takon BE-së të ndërhyn e të vendos se ç'farë kompetencash mund t'i jepen", tregon se nuk ka vendim imponues nga faktori ndërkombëtar.

Është mirë që edhe një herë të theksohet se një Asociacion i nënshkruar nga z. Thaçi dhe z.Mustafa është de-fakto shkatërrim i Republikës. Kuptohet se nga Gjykata Kushtetuese u dhëne mbi 23 vërejtje në Marrëveshjen e vitit 2015. Mirëpo, kjo gjykatë la në fuqi Marrëveshjen e vitit 2013, me vërejtjet e bëra në fushën juridike, ekzekutive dhe ekonomike e politike.

 

Vërejtjet treguan se ka mundësi të ndërtohet një Asociacion por, pa kompetenca ekzekutive sikurse ndonjë shoqatë.

E mu këtu nuk ka nevojë fare të merret shteti me një shoqatë.

Në Republikën e Kosovës është një Asociacion i Komunave. Komunat serbe kërkohet të bashkohen me këtë Asociacion dhe të ju nënshtrohen ligjeve të Republikës.

Nga deklaratat e tashme u pa gjithashtu ana fëmijërore e tandemit Thaçi-Mustafa. Marrëveshjet kanë vlerë çka nënshkruhet e jo çka premtohet gojarisht. Kështu u tha edhe për premtimin e Morgherinit për Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Në Bruksel po del ky premtim i pa vlerë juridike e politike. Në fakt edhe kështu është. Çështja është se vetëm forma e shkruar prodhon efekte juridike ndërkombëtare.

Megjithatë, gjendja na tregon, se Kosova e ka një pozitë shumë më të favorshme në raport me shtetin serb. Republika kërkohet të paraqet padi për gjenocid kundër shtetit serb dhe të qëndroj në temat që i ofruan për dialogim me shtetin serb në Bruksel.

Këtu duhet përmendur gjetjen e të zhdukurve në Serbi. Natyrisht se dëmshpërblimi ( reparacionet e luftës) duhet të zënë vendet kyçe. Por, nuk duhet ecur pa njohje të shtetit dhe pa përgjegjësi penale për shtetin serb. Mirë është të kërkohet të organizohet një gjykatë penale ndërkombëtare për krimet dhe për terrorin e shtetin serb. Temat e tilla kanë rëndësi jetike.

Së pari, për BE-në që të kuptohet se terrori dhe dhuna nuk tolerohen dhe se dënimet janë individuale dhe kolektive, si dhe, së dyti, për popujt e terrorizuar realizohet një farë drejtësie.

Rruga e tillë shpie nga zgjidhja e problemeve midis popujve dhe shteteve në Ballkan. Nuk ka zgjidhje të njëanshme. Pa këtë mënyrë të përgjegjësisë së shtetit serb, vetëm konflikte të reja do të kemi në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".