Komisioni i Parlamentit të Serbisë miraton njërën nga marrëveshjet që u nënshkrua në Tiranë

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 11:12
Komisioni i Parlamentit të Serbisë miraton njërën nga marrëveshjet që u nënshkrua në Tiranë

Komisioni për Financa i Parlamentit të Serbisë ka miratuar marrëveshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të çertifikatave të operatorit ekonomik të autorizuar për siguri që u nënshkrua në Tiranë javën e kaluar.

Marrëveshja reciproke “AEO S” pas miratimit në Komision do të shkojë në Kuvendin e Serbisë ku pritet të votohet.

Sipas kësaj marrëveshje dy institucionet doganore të Shqipërisë dhe Serbisë i njohin subjektet ekonomike të njëra-tjetrës si të besueshme dhe partnerë të sigurtë, shkruan KosovoOnline.

Aktualisht në Serbi janë 37 subjekte ekonomike në statusin “AEO S”, dhe marrëveshja me Shqipërinë u mundëson atyre të përdorin privilegjet e fituara nga besimi i doganave me autoritetet doganore të Shqipërisë.

Në sajë të reciprocitetit, subjektet ekonomike nga Shqipëria do të mund të shfrytëzojnë përfitimet në atë status në procedurën para autoriteteve doganore serbe.

(Kosova Sot Online)