Studimi: Të infektuarit me Omicron kanë katërfish më shumë antitrupa

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 11:14
Studimi: Të infektuarit me Omicron kanë katërfish më shumë antitrupa

Një studim i ri i kryer së fundmi në Afrikën e Jugut, tregon se varianti i ri Omicron i koronavirusit mund të rrisë imunitetin e trupit ndaj variantit më vdekjeprurës Delta.

Ndërkohë një e dhënë e tillë akoma nuk është testuar përfundimisht nga shkencëtarët, ndërsa është zbuluar se pacientët që u infektuan me mutacionin Omicron dhe veçanërisht ata që ishin vaksinuar kanë zhvilluar imunitet të shtuar ndaj Deltës.

Analiza u fokusua në 33 raste të pacientëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar të infektuar me variantin Omicron në Afrikën e Jugut. Studiuesit zbuluan se 14 ditë pas infektimit, pacientët kishin 14 herë më shumë antitrupa.

Në mënyrë të veçantë, antitrupat kundër llojit më vdekjeprurës indian u rritën me një mesatare prej 4.4 herë.

Ndërkohë në një studim të zhvilluar në Afrikën e Jugut, u tha se të infektuarit me variantin Omicron kanë një rrezik më të ulët të shtrimit në spital në krahasim me variantin Delta.

(Kosova Sot Online)