Ky person është zhdukur nga 15 dhjetori, policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tij

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 15:29
Ky person është zhdukur nga 15 dhjetori, policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tij

Më datë 18.12.2021, në Stacionin Policor në Klinë, është raportuar nga familjarët se nga data 15.12.2021, është zhdukur personi: Kadri (Sefer) Gashi i lindur me 31.07.1952 ne fshatin Sferkë-Klinë.

Policia njofton se njësitet Policore të Stacionit Policor në Klinë, menjëherë janë angazhuar në kërkimin e personit të zhdukur, bazuar në hetimet e deritanishme i zhdukuri me datë 17.12.2021, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë, këtë e kanë konfirmuar stafi mjekësor për familjarin e të zhdukurit, ndërsa nga aty është larguar në drejtim të panjohur.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, kërkon nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e zhdukur.

Për çdo informacion luteni të kontaktoni në numrat e poshtëshënuar: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)